
Deputeti i PD dhe njëherësh kandidat për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici në emisionin e “Të Paekspozuarit në MCN TV ka deklaruar se e ka nisur karrierën e tij në politikë që në 2009 kur është kthyer nga SHBA pas diplomimit.
Ai tha se në zyrat e bashkisë së Tiranës ka dhënë kontributin e tij në kohën kur ajo drejtohej nga Basha dhe se nuk beson se mund të dalë dikush dhe të më ngrejë akuza apo ta tregojnë me gisht.
Për ata që se dinë unë në 2009 jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në SHBA, jam kthyer në Tiranë për të ndjekur një ëndërr timen që ka qenë politika. Në 2009 kam nisur karrierën në administratën publike ku kam monitoruar fshatrat turistike, në 2011 jam zhvendosur në bashkinë e Tiranës pas fitores së Bashës, në 2015 kam nisur garimin tim politik zyrtarisht në PD ku jam zgjedhur kryetari i forumit rinor dhe i kam kushtuar 7 vite të jetës sime. Në 2021 jam zgjedhur deputet i kuvendit të Shqipërisë duke kaluar dhe herësin e përsëritur dhe aktualisht jam deputet i Shqipërisë dhe sot në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës
I pyetur se ai ka punuar në zyrat e Bashës dhe në këtë plan mos ka fjetur dhe ai aty, Këllici tha se ai i ka kryer punët e veta me përpikmëri dhe korrektesë, ndërsa theksoi se dëmi që i ka bërë Veliaj Tirnës nuk ja ka bërë asnjëherë Basha.
Në këtë aspekt punët e mia i kam kthyer me vendosmëri dhe korrektese, kam ndjekur të gjithë eventet kulturore sepse atë profil pune kam pas. Sigurisht nuk hy tek ata që mendojnë se në atë kohë Basha ka fjetur plotësisht gjumë. Dëmi që i ka bërë Veliaj dhe Rama kryeqytetit nuk ja ka bërë asnjëherë Basha. Disa projekte të mira u bënë, në 2013 me ndërrimin e pushtetit pati një bllokim punësh që i keni parë më pas të implementuara gjatë mandatit të parë të Veliajt që janë Bulevardi i ri, Pazari dhe Kalaja Tiranës. S’besoj se mund të dalë dikush dhe të më ngrejë akuza apo të më tregojë me gisht se kam shkelur ligjet e vendit dhe për këtë jam krenar. Sa për moshën 35 vjeç, Veliaj është zgjedhur edhe më i ri. Pra kjo nuk është risi.



