Policia e Korçës ka arrestuar Elidon Zeqon, 24 vjeç dhe Alban Manen, 36 vjeç, të dy banues në Korçë, sepse në afërsi të shtëpive iu është gjetur 19 kg kanabis.
24-vjeçarit Zeqo iu gjetën 2.2 kg kanabis, kurse 36-vjeçarit Mane, 16.7 kg kanabis.
Policia tha se kanabisi u zbulua pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës.



