Rusia vazhdon të bombardojë sistematikisht. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan, ata u shtynë prapa. Ata nuk mundën të merrnin Bakhmutin. Është një luftë e përgjakshme, por Rusia tashmë e ka humbur këtë luftë. Ukraina nuk ka fituar ende, por për Rusinë është padyshim një humbje ushtarake.
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke folur në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë.
Më tej Borell është shprehur se pavarësisht akuzave, ai nuk e nxit luftën, por mbështet Ukrainën.



