Adelina Ismajli të anulonte koncertin për Shpat Kasapin? Erik Lloshi: Absurde kjo që thonë!

Adelina Ismajli të anulonte koncertin për Shpat Kasapin? Erik Lloshi: Absurde kjo që thonë!

Erik Lloshi tregoi në programin e Ermal Peçit “Më prit të dielën” pritshmëritë e tij për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Lloshi çmoi bashkëpunimin për këtë këngë me mjeshtrin Flamur Shehu, teksa nuk mohoi se, sipas bindjes së tij, kënga mund të jetë fituesja e edicionit.

 

Gjatë rubrikave të programit, Eriku foli edhe për lajmet që e kanë shoqëruar kohët e fundit, sidomos pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit. Në lidhje me diskutimet e Adelina Tahirit, e cila u shpreh se Adelina Ismajli duhej të kishte anuluar koncertin e saj ose të mbante minuta heshtje, ai u përgjigj:

 

Është absurde kjo gjë. Ne jemi artistë, e kemi punë, i detyrohemi publikut. Edhe unë, gjatë ditëve kur Shpati ende s’kishte mbërritur në Maqedoni, mbajta koncertet e planifikuara. Ka artistë që kanë humbur njerëz edhe më të afërt, të familjes, jo shokë, dhe prapë kanë dalë në skenë.

A u nxitua ai teksa foli për gjendjen shëndetësore të djalit të Shpatit?

 

Mua Shpati më ka thënë që djali është mirë; nuk them unë nëse është apo jo në spektrin autik. Mos u fusni të gjykoni njerëzit pa ditur gjërat. Unë kam bërë pafund koncerte për këta fëmijë, i dua shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy