Kos për anëtarësimin gradual: Përshpejtim i procesit, po përgatitemi për BE-në e madhe

Kos për anëtarësimin gradual: Përshpejtim i procesit, po përgatitemi për BE-në e madhe

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, thotë se integrimi gradual nuk përbën zëvendësimin e anëtarësimit të plotë, por përshpejtim të procesit.

 

Në një komunikim ditën e sotme, ajo u shpreh se për vendet kandidate kërkohet përshpejtim i reformave dhe pas përmbushjes së standardeve, do të kenë mundësi të përfshihen në sektorë me përfitime reciproke për shtetet anëtare, mes tyre, energjia, transporti, siguria, mbrojtja dhe inteligjenca artificiale.

 

Ajo shtoi se kjo gjë mund të bëhet këtë duke integruar vende, të cilat ndajnë reforma me pjesë të Bashkimit Europian dhe se BE po përgatitet për Unionin e madh.

 

Koha po ndryshon për zgjerimin e Bashkimit Europian. Vitet e fundit kemi parë progres në drejtim të zgjerimit. Disa nga vendet kandidate kanë mbyllur disa nga negociatat e anëtarësimit dekadën e fundit. 

 

Shoh në vitet e largëta të 1990 ku shumë nga shtetet anëtare po bëheshin gati të bashkoheshin. Kjo do të thotë që duhet të përgatitemi dhe njëherë për një Bashkim më të madh. Si mund ta bëjmë këtë? Së pari duhet të kuptojmë impaktin që vendet e reja do të kenë. 

 

Çfarë do të thotë për qytetarët e Bashkimit Europian, për bizneset për fermerët tanë? Për këtë janë politikat e rishikuara. Së dyti duhet të sigurohemi që vendet e reja e bëjnë Bashkimin Europian më të fortë. 

 

Kjo do të thotë që diskutimi i reformave të brendshme, nevojiten për një BE të zgjeruar. Ne mund ta bëjmë duke patur disa politika, ku një vend i vetëm mund të përdorë veton, ndaj të tjerëve.

 

Ndërkohë mund të bëjmë ndryshime dhe në institucionet tona, duke pasur një rotacion të sistemit për të reduktuar numrin e komisionerëve. Dhe ndonjëherë nëse të gjithë nuk bien dakord, më shumë grupe fleksibël të shteteve anëtare mund të marrin drejtimin. 

Kështu vepruam me Schengen apo me Euron. Së treti duhet të sigurohemi që shtetet e reja anëtare, të respektojnë gjithmonë vlerat tona demokratike, rregullat dhe ligjin. 

 

Ne do të propozojmë “punonjës sigurie” për ta bërë më të lehtë reagimin, nëse anëtarët e rinj shkelin angazhimet e tyre. Nëse do të jetë e nevojshme, kjo do të thotë ndërprerje fondesh, ose pezullim të disa të drejtave. Dhe së katërti ne duhet të përshtasim zgjerimin me realitetin e rregullit të botës së sotme. 

Përgatitja për anëtarësim kërkon kohë, por ata që duan të dobësojnë Europën, nuk do e kenë këtë kohë. Ata krijojnë presion politikë, ndërtojnë varësi. Ata krijojnë pasiguri dhe lajme të rreme. 

 

Kur vendet vendosen nën presion për të zgjedhur Europën, ne duhet të jemi krah tyre. Kjo është arsyeja pse ne duam të shkojmë larg logjikës, të gjitha ose asgjë në procesin e zgjerimit. Ne mund ta bëjmë këtë duke integruar vende, që ndajnë reforma me pjesë të Bashkimit Europian, ende pa u anëtarësuar. 

 

Ne mund të thyejmë barrierat që ndajnë shtetet aktuale anëtare dhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë. Kjo është një gjë e mirë për bizneset në të dyja anët. Sepse zgjedhjet që bëjnë vendet për sigurinë, energjinë, materialet kritike, apo Inteligjencën Artificiale, do të ndikojnë në dekadat e ardhshme të Europës. Prandaj le ti bëjmë këto zgjedhje së bashku.

Këto janë idetë për të nisur diskutimin se si mund të përgatisim Unionin sot, për Europën e fortë që duam të kemi nesër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy