Një anakonda e madhe bllokon rrugën në Porto Velho të Brazilit

Një anakonda e madhe bllokon rrugën në Porto Velho të Brazilit

Shoferët në Brazil u detyruan të bënin një ndalesë të papritur , pasi një anakonda e madhe bllokoi rrugën e saj nëpër një korsi të një autostrade.

Video, e cila shumë shpejt u bë virale, tregoi një boa teksa bënte rrugën e saj përgjatë rrugës në Porto Velho, një qytet në shtetin veriperëndimor të Rondônias në Brazil. (shiko video):  https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/04/29/2918103746761609026/636x382_MP4_2918103746761609026.mp4

Krijesa ishte të paktën 10 vjeç dhe peshonte rreth 66 kilogramë, sipas biologut Flavio Terassini.
"Këta gjarpërinj mund të shfaqen në zonën urbane në kërkim të ushqimit, të cilët janë brejtës të vegjël dhe në qytet ata mund të ushqehen me qentë, e madje me macet". Pra, është mirë që të jeni të kujdesshëm që mos të lini mbeturinat në oborr sepse këto kafshë mund të nuhasin brejtësit ose ... të afrohen në shtëpitë tuaja, sidomos në sezonin me shi",  tha Terassini.

Anakonda mund të rritet deri në 25 metra gjatësi dhe arrin një peshë deri 226.796 kg.

Videoja në internet mori më shumë se dy milionë shikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy