
Inteligjenca artificiale mund të përbëjë rreziqe ekzistenciale dhe qeveritë duhet të sigurohen që teknologjia të mos keqpërdoret nga njerëzit e keqij.
Kështu tha ish-CEO i Google, Eric Schmidt në Samitin e Këshillit të CEO-ve të Wall Street. Journal, duke shtuar se ka frikë se Inteligjenca Artificiale do të bëhet një rrezik ekzistencial për njerëzit.
“Dhe rreziku ekzistencial përkufizohet si shumë, shumë, shumë, shumë njerëz të dëmtuar ose vrarë”, vazhdoi Schmidt, duke shpjeguar se në të ardhmen do të gjenden zgjidhje për problemet biologjike dhe këto duhet të përdoren nga njerëz përgjegjës.
Ish-CEO i Google e ka mirëpritur idenë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prezantojnë një agjenci të re të dedikuar për rregullimin e Inteligjencës Artificiale.



