Harta e re gjyqësore/ Kolmarku: Cenohet aksesi në drejtësi, shqetësues fakti që do ketë stok çështjesh

Harta e re gjyqësore/ Kolmarku: Cenohet aksesi në drejtësi, shqetësues fakti që do ketë stok çështjesh

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar bojkot të seancave gjyqësore pas draftit të miratuar nga KLGJ për hartën e re gjyqësore.

Ardita Kolmarku nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se harta e re cenon aksesin e qytetarëve në drejtësi, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe stok çështjesh.

Disa nga kriteret që ne konstatuan kishte të bënte me elemente si distanca, koha e udhëtimit. Drafti e merrte referencën në sisteme si Holanda, Suedia me kushte socio-ekonomike më të mira se vendi ynë. Palët ndërgjyqëse jo gjithmonë banojnë në zonat urbane, ka shtetas në zonat rurale, jo të gjithë kanë një mjet privat për t’iu drejtuar kryeqytetit. U njohëm me vështirësitë e grupit të punës në draftit të parë, ku kishte analizë mbi stokun e çështjeve, për kohëzgjatjen e seancave gjyqësore. Ne kemi vënë theksin që në asnjë Gjykata e Apelit Administrativ s’mund të merren në vetvete si raste suksesi. Fakti që do ketë një stok, në një gjykatë të vetme Apeli në Tiranë, do jetë shumë shqetësuese. Ne si Komitet i Helsinkit mbajmë në konsideratë se reduktimi në mënyrë kaq drastike, duke mbajtur në konsideratë edhe demografinë në vend...Një qytetari nga Korça i nevojitet 128 për qind kohë më e madhe. Ne vijojmë t’i mbetemi qëndrimit që harta e re ka cenuar garantimin e aksesit në drejtësi. Kemi konstatuar që me shkrirjen e gjykatës së Lushnjës, dhe në ardhjen e shtetasve për të ndjekur çështjet në Fier realizohet një skemë jo efektive për marrjen e drejtësisë. Mendojmë që kësaj harte i mungon një analizë konkrete, me elementë të përcaktuar, për kushtet e Shqipërisë. Mund të jenë efektive në vende të tjera evropiane, por duhet të përshtaten me kushtet aktuale. Nuk jemi njohur në fazën e konsultimit me asnjë vlerësim buxhetor dhe analizë risku”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy