Spanja në gatishmëri, vala e të nxehtit goditi gadishullin Iberik

Spanja në gatishmëri, vala e të nxehtit goditi gadishullin Iberik

Dy vetë kanë humbur jetën nga goditja e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën, ndërsa një pjesë e vendit është në gatishmëri duke vendosur alarmin e kuq, pasi vala e të nxehtit të verës kapi Gadishullin Iberik, me temperatura deri në 45C që pritet të arijnë në fundjavë.

Një masë e ajrit jashtëzakonisht e nxehtë filloi të lëvizte nga Afrika të mërkurën, duke shkaktuar temperatura 44C në disa zona të Spanjës deri të premten pasdite.

Dy provincat në rajonin perëndimor të Extremadura janë vendosur në gatishmëri ndërsa Madridi dhe pjesa më e madhe e Spanjës qendrore dhe jugperëndimore ishin në alarm portokalli, me temperatura të larta deri në 40C.

Megjithë temperaturat janë në rritje, dhe shumica e bregdetit spanjoll nuk do të kursehet nga ngrohja e fundjavës, me Kosta del Sol për shkak të përvojës së kushteve normale gjatë vitit.

Autoritetet në rajonin juglindor të Murcia konfirmuan se temperaturat e larta u kishin marrë jetën dy njerëzve këtë javë dhe u thanë banorëve që të kujdeseshin për veten dhe të tjerët.

Zyra e meteorologjisë në Spanjë, parashikoi se tempreaturat do të arinin deri në 45C të shtunën, por tha se nuk presin që temperaturat të tejkalojnë rekordin evropianë të 48C të vendosur në Athinë në vitin 1977.

Ndërkohë më shumë se 120 zjarrfikës dhe ushtarakë, të mbështetur nga tre aeroplanë zjarrfikës, po përballen me flakë që kishin detyruar evakuimin e 22 personave në provincën perëndimore Andaluziane të Huelvanës të premten.

Meteorologët thonë se masa e ajrit të nxehtë që lëviz nga Afrika po sjell gjithashtu pluhur nga shkretëtira e Saharasë.

Shërbimet e emergjencës lëshuan një alarm të kuq, duke vënë staf shtesë mjekësor dhe zjarrfikës në gatishmëri deri të dielën.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy