Dorëheqjet tek Vetëvendosja, Kurti bën thirrje të kthehen: Nuk hakmerrem

Dorëheqjet tek Vetëvendosja, Kurti bën thirrje të kthehen: Nuk hakmerrem

Pas debateve që kanë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosjen ka reaguar për herë të parë edhe Albin Kurti. Duke komentuar dorëheqjet e shumta që vërshuan në parti, Kurti thotë se gjithmonë ka qenë i gatshëm që të flasë me këdo që ka pakënaqësi.

Sipas Kurtit, të gjitha këto dorëheqje e mospajtime kishin të bënin pikërisht me atë e jo me temat apo çështjetet e ngritura.

"Kur isha në burg dëgjoja lajmet ku thuhej se më prisnin për diskutime. Tash që dola dhe prisja seri të debateve nëpër mbledhjet e organeve tona po radhiten dorëheqjet prej atyre që kërkonin diskutim gjersa isha në paraburgim. Lëvizja Vetëvendosje është subjekt demokratik. Nuk ia imponon askujt qëndrimin. Dje, bashkërisht, me pjesëmarrjen e mbi 2/3 të Kryesisë, kemi votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kemi kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në Kryesi. Ne kemi marrë vendim për t’i kërkuar edhe një herë, me gjithë dashamirësinë e mundshme, që të kthehen, që të jemi bashkë, që të punojmë së bashku. Vendimi përfundimtar është i tyre. Shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive, pasi as nuk di të mbaj inate dhe as nuk hakmerrem. Kurrë dhe me asnjerin. Për më shumë, ata që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, i inkurajoj edhe që të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje", deklaron Kurti.

Përmes një shkrimi në rrjetin social "Facebook", Kurti thotë se tashmë si kandidat zyrtar për kryetar, jam në përfundim të hartimit të platformës time që do ta paraqes pas datës 10 janar. Ai inkurajon edhe kundërshtarët brenda partisë se kush ka ide të tjera dhe pretendon idealizëm, ka jo vetëm të drejtë por edhe detyrë që të garojë në këto zgjedhje të brendshme.

"Le të organizojmë debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja jonë e Zgjedhjeve të Brendshme. Sa e vlefshme dhe e dobishme do të ishte kjo si për demokracinë tonë të brendshme ashtu edhe për Kosovën ku duhet të prijmë me shembullin tonë. Besimi dhe angazhimi për programin politik, parimet si dhe praktikat e demokracisë së brendshme kanë për ta rritur e fuqizuar edhe më tej Lëvizjen gjatë vitit 2018", thekson Albin Kurti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy