Drafti i Ramës për Kosovën/ Krasniqi: Përderisa nuk e pranon Uashingtoni, dokumenti mund të konsiderohet nul

Drafti i Ramës për Kosovën/ Krasniqi: Përderisa nuk e pranon Uashingtoni, dokumenti mund të konsiderohet nul

Kryeministri Edi Rama ka propozuar dje një draft për Asocacionin, i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, të cilën e ka dorëzuar te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, në rast se të dyja palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën. Lidhur me këtë analisti nga Kosova, Agim Krasniqi, thotë për MCN live, se ky mund të cilësohet si një konspiracion teksa nuk janë njoftuar për krijimin e saj vetë institucionet e Kosovës. Mendoj se në kushte normal do duhej merrej si i mirëqenë, të analizohej dhe të shikohej si cilat janë ato rrugëdalje që mund të na nxirrte nga një situatë që gjendemi së fundi. Dhe se përderisa u propozua pa ndonjë informacion më të gjerë sidomos me institucionet e Kosovës atëherë shtrohet pyetja se për kë luajti z.Rama në këtë rast. Ky draft shkon në favor të kujt, të ndonjë aktori i cili e ka shtyrë kryeministrin e Shqipërisë që të nxjerrë një dokument të tillë apo për shkak të protagonizmit të tij të vazhdueshëm i cili është evident. Mendimi im është që përderisa thotë që është zhvilluar nga ekspertë të cikatura atëherë e shtroj si pyetje pse ky konspiracion, pse nuk janë njoftuar institucionet e shtetit të Kosovës? Megjithëkëtë Krasniqi, konsideron se përderisa nuk e pranon Uashingtoni, dokumenti mund të konsiderohet nul. Në bazë të asaj që dimë, Rama vjen nga bota frankofone dhe normalisht që është i ndikuar nga bota frankofone dhe në këtë rast mund të jetë një lojtar i tyre. Mirëpo, sa i përket këtij drafti varet se a do ta pranojë Uashingtoni si të tillë, përderisa ata nuk janë deklaruar, të bën të kuptosh se ky dokument për momentin është nul. Poqese Uashingtoni jep sinjale pozitive mund ta konsiderojmë si një veprim i duhur i kryeministrit por përderisa nuk deklarohet Uashingtoni, atëherë unë jam skeptik të merret si i mirëqenë në çfarëdo forme, edhe pse nuk është obligues, megjithatë në politikën bilaterale të shtetit të Kosovës, njëkohësisht edhe të Shqipërisë në raportet ndërkombëtare mund të ketë një impakt negativ, sepse bëhet pa dokordancën e institucioneve të Republikës së Kosovës, siç është qeveria dhe presidenca e Kosovës.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy