Dita e Europës, Meta: Shqiptarët, europianë me mendje dhe zemër

Dita e Europës, Meta: Shqiptarët, europianë me mendje dhe zemër

Sot shënohet Dita e Europës.

Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.

Ideja e Schumanit do të shndërrohej më vonë në themelin mbi të cilin u ndërtua Bashkimi Europian.

Për të festuar Ditën e Evropës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.

Në Ditën e Europës, presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur se pavarësisht se mbeten në pritje të hapjes së negociatave, shqiptarët janë europianë me mendje dhe zemër.

 “Shqiptarët janë evropianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar Ditën e Evropës! #9maj #DitaEvropës”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy