Flamuj rusë dhe foto të Putinit mbushin rrugët e Mitrovicës në Ditën e Evropës (FOTO)

Flamuj rusë dhe foto të Putinit mbushin rrugët e Mitrovicës në Ditën e Evropës (FOTO)

Ndërsa Kosova feston sot Ditën e Evropës, në veri të Mitrovicës flamuj rusë dhe foto të presidentit Vladimir Putin janë shfaqur në anë të rrugëve.

Sipas KosovaPress, e cila u referohet burimeve të saj, fotografitë dhe famujt janë vendosur nga njerëzit e Millan Radojiçiç, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Serbët e veriut janë shprehur në kushte anonimati për KosovaPress se, veç të tjerash, vendosja e fotografive të presidentit rus dhe flamujve të Rusisë, lidhet me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Rusi.

Po ashtu, vendosja e flamujve dhe fotove të presidentit rus në Ditën e Evropës shihet edhe si një mesazh besnikërie vëllazërore që serbët e veriut i dërgojnë Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy