Një aktivist i opozitës bjelloruse, Igar Lednik, vdiq në burgun ku po vuante dënimin për "shpifje" ndaj presidentit Alexander Lukashenko.
Lajmin e bëri me dije ish-partia e tij dhe një OJQ.
“Igar Lednik, ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate të Bjellorusisë, aktivist dhe gazetar, vdiq në burg në moshën 64-vjeçare”, bëri me dije kjo organizatë politike në Telegram.
I arrestuar në dhjetor 2022, ai u dënua me tre vjet burg për "shpifje" ndaj presidentit bjellorus për shkak të një botimi në një gazetë të Partisë Social Demokrate. Në burg, shëndeti i tij ishte përkeqësuar shumë.



