Ekstradohet në Itali përfaqësuesi i Ndragheta-s, “xhaxhai” u kap në fshatrat e Peshkopisë

Ekstradohet në Itali përfaqësuesi i Ndragheta-s, “xhaxhai” u kap në fshatrat e Peshkopisë

Bujar Sejdinaj, i cilësuar si përfaqësuesi i Ndragheta-s në Shqipëri, është ekstraduar drejt Italisë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Sejdinaj, 74 vjeç, njihet me nofkën “xhaxhai” nga anëtarët e tjerë të mafias dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze Bellocio.  Bujar Sejdinaj u arrestua në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar ekzekutuar në Itali, Shqipëri, Argjentinë e Kosta Rika. Ndërsa ekstradimi është kryer gjatë mbrëmjes të së hënës nga Tirana drejt aeroportit “Fiumicino” të Romës.

Kush është “Xhaxhai”

Bujar Sejdinaj, njihet si përfaqësuesi i Ndranghetas në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, e në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze Bellocio. Shpeshherë Antimafia Italiane ka dhënë alarmin për bashkëpunimin e ngushtë që aleanca e Ndragetës ka me krimin shqiptar, në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa.

I fundit që iu ra kambanave ishte zyrtari i Antimafias, Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partneritetin mes mafies italiane si një marrëveshje të krimit që mbulon portet e Europës veçanërisht për kokainë. Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e Ndragetës në Europë, në Lion (Francë), është ngritur një njësi e posaçme “ICAN” që përmes Interpolit gjurmon Ndragetën. Ndërkohë, Bujar Sejdinaj, me nofkën “Xhaxhai”, është njëri nga të arrestuarit i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan. Ai u arrestua në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombëtar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Kosta Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D’agapiti. Më herët në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti, Ardjan Cekini, gjithashtu i kërkuar për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Por i ashtuquajturi “Xhaxhai”, jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë. Në vitin 2019, shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunëtorët, Cekini dhe Sejdinaj. Në këtë takim Ardjan Cekini ka ndërmjetësuar për udhëtimin e mëtejshëm të “Xhaxhait” drejt Italisë.

Në datën 22 shkurt Gianfranco Marono, Fonti dhe “Xhaxhai” realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesin e drogës, me të cilin mendohet se është koordinuar importi. Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoriteteve italiane, faktet rëndohen pasi veprimtaria mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze dhe me qëllim për të ndihmuar organizatën e “Bellocios”. I pari që u arrestua është Çekini, i cili sipas autoriteteve, është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga Gjykata e Milanos që prej 2017-ës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy