Digjet banesa, vdes 42-vjeçari në Pogradec

Digjet banesa, vdes 42-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se 42-vjeçar N. Xh., jetonte i vetëm në banesë.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy