
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagon pas deklaratave të Vladimir Putin, i cili njohu dy republikat e vetëshpallura në Lindje të Ukrainës, atë të Donetskut dhe Luhanskut.
Në një deklaratë për mediat, Zelensky, tha se Ukraina, nuk do t’i përgjigjet provokimeve teksa situata është e përshkallëzuar.
Por Volodymyr Zelensky u tha liderëve botërorë se Ukraina do të mbrohej kundër agresionit rus.
Dy ushtarë ukrainas u vranë në ditën e tretë të përleshjeve midis ushtrisë së Ukrainës dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet lindore si një pretekst për të pushtuar.



