Rama: E dashur Klajda, qetësohu. Balla është i njëjti si atëherë kur drejtonit delegacionin në BE

Rama: E dashur Klajda, qetësohu. Balla është i njëjti si atëherë kur drejtonit delegacionin në BE

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Rama u ndal në çështjen e Xhisiela Malokut dhe mënyrën që sipas tij po përdor opozita për ta vënë në funksion të saj. Duke iu drejtuar ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Rama tha se opozita po përpiqet të përbaltë policinë, ministrat dhe deputetët.

“ E dashur Klajda, qetësohu. Taulanti është ai që ka qenë dhe bashkëpunoje me të si drejtues i delegacionit. Ai nuk ka bërë kurrë atë që ka tronditur kaq shumë Monikën dhe ty. Materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në prokurori.  Ti mund t’i drejtohesh policisë dhe të shikosh materialet shko shikoji filmimet....

....Gënjeshtra, shpifje sharje, pa asnjë gajle. Llapën jashtë si qen gjahu, çizmen në dorë e të dalë ku të dalë motra. Kanë dhe fatin që mediat në përgjithësi janë dhe ato të dalë ku të dalë motra. Nuk kanë asnjë lidhje me misionin e tyre, me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin, me çizme në dorë, me gjuhën jashtë dhe mjerë ky milet çfarë i shohin sytë sa ndizet ekrani dhe sa çelet portali. Si i bëhet?

I bëhet vetëm duke u bërë edhe më shumë opozita e vetvetes, duke qenë vetë kritik sa ngrihet dhe ngryset”, tha Rama.

Kreu i maxhorancës tha më tej se e gjithë kjo histori është sajuar për t’u përdorur për përfitim politik.

“...Luli ma ka thënë atë që do. Do pushtetin me marrëveshje në tavolinë. Njëherë ti një herë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot...”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy