Elsa Rakipllari: Tekstet ndryshojnë sepse teknologjia evoluon, të përdoret YouTube në mësimin e shqipes (VIDEO)

Elsa Rakipllari: Tekstet ndryshojnë sepse teknologjia evoluon, të përdoret YouTube në mësimin e shqipes (VIDEO)

Gjuhëtarja Elsa Rakipllari foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi rëndësinë e gjuhës, nevojën për ndryshimin e kurrikulave dhe domosdoshmërinë për ta përdorur siç duhet teknologjinë. Ndërkohë që nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Rakipllari tha se duhet t’i jepet hapësirë shqipes në platforma si YouTube, pasi është mënyrë e mirë që të mësohet nga fëmijët.

Sa i takon raportit mes dialekteve dhe gjuhës standarde, Rakipllari tha:

Dialektet, nëndialektet janë elemente të rëndësishme të komunikimit, të rrethinës. Në përgjithësi prirja e shoqërive moderne është për t’i parë si pjesë integrale të gjuhës. Nuk ka gjuhë të mirë dhe jo të mirë. Është tjetër funksioni i gjuhës standard dhe dialektit. Ka nevojë për një ditë të tillë për ta kujtuar, gjuha është element i rëndësishëm jo vetëm për të dëshmuar veten, por për të kaluar brez pas brezi elemente të së shkuarës. Është një e mirë kulturore në funksion të të mirave të tjera kulturore”.

E pyetur mbi prirjen për ndryshimin e përvitshëm të teksteve, gjuhëtarja tha se është e mirë që kurrikulat të përditësohen pasi teknologjia evoluon.

Kemi një prirje për të reformuar sistemin. Disi negative është që ndonjëherë mund të mos ketë kohë dhe vullnet për ta çuar përpara. Është mirë që tekstet të ndryshojnë sepse informacioni dhe teknologjia evoluon. Një tekst i ri supozohet që është tekst i përditësuar”, tha ajo.

Fëmijët janë në gjendje që ta mësojnë anglishten vetëm duke ndjekur video në YouTube. Të përfshihen këto teknika edhe për të mësuar gjuhën. Është vërtet një mjet i fuqishëm. Ndonëse nuk ka ndërveprim arrijnë të flasin vetëm pse kanë ndjekur video të caktuara. Është një farë bombardimi që fëmijëve ju bëhet. Vendi dhe koha është që t’i japim hapësirë edhe shqipes. Nëse dikush e ka pasion teknologjinë, ta shfrytëzojë që ta mbushi me përmbajtje në shqip që edhe fëmijët në diasporë ta vrasin veshin. Të lexuarit në gjuhën amtare është një mënyrë e mirë për ta pasuruar gjuhën”, tha Rakipllari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy