
Sot nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, ndërkohë që paralelisht me këtë komision, ekspertë të opozitës së bashkuar do të mblidhen sot në selinë blu.
Mësohet se PD ka deklaruar kontributin për reformën zgjedhore dhe për këtë qëllim do të mblidhet edhe grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”.
Opozita ka vendosur që grupi i punës për reformën zgjedhore të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshem i PD, Gazment Bardhi.
Më herët Bardhi pat deklaruar se “opozita e bashkuar nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues në komisionin jo-legjitim të reformës zgjedhore’.
Nga PD, pjesë e grupit të punës do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibraj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.
Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI me tre përfaqësues; PR dhe PDIU nga dy përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga një përfaqësues.



