Strehoi 50 klandestinë në hotelin e tij, lihet në burg 63-vjeçari

Strehoi 50 klandestinë në hotelin e tij, lihet në burg 63-vjeçari

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Fatos Dusha, i cili akuzohet se strehoi në hotelin e tij klandestinët që u kapën në grykëderdhjen e lumit Vjosa.

Seanca ndaj tij është zhvilluar mëngjesin e sotëm, nga gjyqtari Harila Çela.

Kujtojmë që 50 klandestinët u kapën mbrëmjen e të premtes, më datë 8 janar, në Vlorë. Më herët ata ishin strehuar në ambientet e hotelit të 63-vjeçarit Fatos Dusha, i arrestuar tashmë nga policia.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar lidhur me operacionin thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy