
Një autobombë ka shpërthyer pranë një kishe në një qytet në verilindje të Sirisë, duke shkaktuar një numër ende të paidentifikuar viktimash. Sipas burimeve vendore, shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vendosur pranë kishës së “Virgjëresha Mari” në Qamishli. Qyteti është një nga qendrat më të rëndësishme urbane në rajonin sirian që kontrollohet nga forcat kurde të mbështetura nga ShBA-ja.



