
Teksa kanë mbetur më pak se një vit nga skadimi i afatit të moratoriumit të gjuetisë qeveria ka gati draft-ligjin për kufizimin e këtij aktiviteti. Në draft thuhet se gjuetia do të lejohet vetëm në zonat e miratuara me ligj, të cilat do të jepen me qira për gjuetarët. Këta të fundit do të duhet të kalojnë një test për të marrë lejen 5 vjeçare për të ushtruar këtë aktivitet. Në rast se konstatohet se nuk zbatohen rregullat e caktuara do të ketë gjobë deri në 1.3 milionë lekë.
Themi Perri, president i federatës së gjuetarëve tha se drafti është shumë i vonuar dhe se gjuetarët e ligjshëm janë kundër disa pikave.
Sipas Perrit, federata e gjuetarëve nuk është dakord që të përfshihet neni për tregtimin e gjahut të egër në lokalet e Shqipërisë si dhe janë kundër gjuetisë turistike.
Është një draft shumë i vonuar. Në një kohë që muajt po numërohen mbrapsht dhe gjuetia çelet më gusht të 2025. Ky projektligj ka nevojë për implementimin dhe disa rregullore të brendshme . Dhe ne, shoqatat e gjuetarëve duam kohë që pas 12 vitesh në pandemi duhet të riorganizohemi riformatohemi, sepse në projektligj marrim disa kompetenca, disa përgjegjësi që nuk i kemi pasur.
Janë ca kompetenca të munguara sepse shtetet e rajonit i kanë.
Gjuetarët këtu i kanë konsideruar si njerëz vrastarë dhe jo si njerëz që e duan mjedisin. Gjuetia rekreative është pjesë e ruajtjes së zhvillimit të kafshëve. Atë që bën natyra e bën dhe gjuetari që bën rregullim të raporteve.
Nuk jemi dakord që të përfshihet neni për tregtimin e gjahut të egër në lokalet e Shqipërisë. Edhe në kohë moratoriumi lokalet që gatuajnë mishin e kafshëve dhe shpendëve të egër janë përhapur në mënyrë të frikshme në të gjithë vendin. Jemi kundër. Jemi kundër gjuetisë turistike. Për një 10-vjeçar gjuetarët e huaj nuk duhet të vijnë në shtëpi derisa të rehabilitohet, sepse është abuzuar. Gjuetarët e huaj e kthyen Shqipërinë në tokë të djegur.
Kosova nuk ka pranuar gjuetarët e huaj, por dhe RMV ka nisur t’i reduktojë. Rumania i ka ndaluar.
Kundërshtojmë dhe gjuetinë e paligjshme, gjuetarët që nuk janë anëtarë shoqate. Ky draft do bëjë të mundur që të dëgjohet gjuetari profesionist.
Jemi kundër 500 ha, me 1000 ha. Ne kemi thënë që në zonat malore 10 mijë hektarë zona e gjuetisë, pasi zonat malore kanë hapësirë, ndërsa zonat fushore.



