Zululand - Artur Zheji: Me kriminelët jashtë, unë sinqerisht do e doja një pistoletë

Zululand - Artur Zheji: Me kriminelët jashtë, unë sinqerisht do e doja një pistoletë

Në Zululandin e sotëm Mustafa Nano kishte të ftuar Artur Zhejin, biseda me të cilin filloi me dukurinë e avancimit të së djathtës në Europë e SHBA (Donald Trump fitoi dje në pesë shtete të tjera, duke treguar se është i pandalshëm në garën republikane, ndërsa në garën presidenciale në Austri doli fitues në raundin e parë një kandidat i ekstremit të djathtë), për t'u zhvendosur në politikën e Tiranës.

 

Lidhur me deklaratën e Berishës për armatosjen e popullsisë, Zheji mbrojti tezën se nuk duhet të merremi shumë me Berishën, pasi ai i përket së shkuarës, dhe se fokusimi masiv në këtë pikë nuk na lë të trajtojmë fuqizimin e grupeve kriminale.

 

Pushteti i disa grupeve kriminale që janë jashtë kontrollit është një problem më i madh se sa Berisha i mbaruar, u shpreh Zheji në theb.

 

Dhe në fund ia bëri se do të donte ta kishte një pistoletë në mënyrë të ligjshme në rrethana kur siguria publike nuk na ofrohet. "Do të ndihesha i mbrojtur e do ta përdorja për vetmbrojtje", saktësoi ai.

 

Mustafa Nano nga ana e vet ra dakord me faktin që përqëndrimi i vëmendjes tek çmenduritë e Berishës nuk na lë të përqëndrohemi në probleme të tjera reale, mes të cilave edhe ky i fuqizimit të grupeve kriminale, por e kundërshtoi tezën e Zhejit se Berisha është një politikan që i përket së shkuarës.

 

“Ai është kryetari real i PD-së, dhe Basha është një gjë pa asnjë vlerë në kampin opozitar”, tha Nano, duke bërë në fund nënvizimin që në këtë qeveri apo maxhorancë ka segmente që flirtojnë me grupet kriminale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy