
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se Kosova duhet të angazhohet urgjentisht për dialogun me Serbinë.
Chollet bisedoi me Presidenten Osmani mbi nevojën për shtensionim të situatës dhe dialogut me Beogradin.
Në një postim në Twitter ai shkruan:
“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e raporteve me Serbinë, çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE”, thuhet në postim.



