
Një magazinë e mbjellë me kanabis është zbuluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.
Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K., dhe V. S., uniformat gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa.
Për rastin janë shoqëruar në ambientet e policisë, disa persona, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.



