
Kina nisi me sukses anijen kozmike Shenzhou-17 me tre astronautë në bord, Tang Hongbo, Tang Shengjie dhe Jiang Xinlin, i cili është ekuipazhi më i ri kinez ndonjëherë me një moshë mesatare 38 vjeç.
Qëllimi është dërgimi i një grupi tjetër astronautësh në stacionin hapësinor Tiangong, si iniciativa e fundit në programin ambicioz të Kinës për të arritur në Hënë deri në vitin 2030.
Raketa Long March-2F e Shenzou u ngrit në orën 11:14 të mëngjesit me orën e Pekinit nga baza speciale Jiuquan në Kinën veriperëndimore.
Anija kozmike pritet të ankorohet gjashtë orë e gjysmë pas ngritjes në Stacionin Tiangong dhe ekuipazhi do të kalojë gati gjashtë muaj në hapësirë.
Kjo ekspeditë, e gjashta që Kina ka dërguar në stacionin e saj orbital, do të zëvendësojë misionin e mëparshëm, Shenzhou-16, i cili do të kthehet në Tokë më 31 tetor, pas një qëndrimi pesë mujor.
Qendra Tiangong ka tre komponentë kryesorë: kapsulën qendrore, Tianhe, dhe dy laboratorë hapësinorë, Wentian dhe Mengtian, dhe gjithashtu do të inkorporojë teleskopin Xuntian.



