Aksident fatal në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë në trotuar, 2 humbin jetën, një në gjendje të rëndë

Aksident fatal në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë në trotuar, 2 humbin jetën, një në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, në zonën e Spitallës, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

 

Sipas informacioneve paraprake, tre fëmijë që ndodheshin duke luajtur në trotuar janë përplasur nga një automjet tip “Benz ML”.  Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i dyti ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. 

 

Përkatësisht mosha e të mitruve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

 

Ky i fundit është dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Gazetarja Ervina Garo, në një lidhje të drejtpërdrejtë për MCN TV, dha më shumë detaje mbi ngjarjen.

 

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML, i cili lëvizte me shpejtësi. 

 

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por është kapur menjëherë nga policia.
 

Autori 57-vjeçar i aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Spitallës, ku një automjet tip ‘Benz ML’ ka përplasur tre fëmijë të moshës 10 vjeç që po luanin në trotuar. 

 

Fatkeqësisht, njëri ka humbur jetën në vendngjarje, tjetri gjatë rrugës për në spital, ndërsa fëmija i tretë është në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. 

 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe, sipas të dhënave të para, dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, çka mund të ketë shkaktuar aksidentin. Drejtuesi po merret në pyetje për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

 

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy