
Banorët e fshatit turistik të Thethit kanë bllokuar vijimin e aksionit të IKM-së për heqjen e disa objekteve në tokat e tyre.
Raportohet se situata është tensionuar pasi banorët janë pozicionuar në urën hyrëse të fshatit, duke formuar një kordon njerëzor për të ndaluar hyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.
Banorët shprehen se do të qëndrojnë aty për të mbrojtur pronat e tyre.
Kujtojmë që prej dy ditësh ka një aksion për heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, të përshtatura për bujtina turistike.



