Projekti i Këshillimit kombëtar nisi në dhjetor të vitit të kaluar dhe përfundoi një muaj më parë. Me firmë të kryeministrit Edi Rama u miratuan dy vendime të këshillit të ministrave dhe i gjithë projekti kushtoi 650 milionë lëkë të vjetra.
Në 24 dhjetor të vitit 2021, Qeveria miratoi vendimin nr. 813, për “ Për një shtesë fondi miratuar për agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, për financimin e programit të Këshillimit Kombëtar, të cilës i shtohej fondi prej 400 milionë lekë të vjetra.
26 ditë më vonë në 19 janar të 2022-it, Qeveria nxjerr një tjetër vendim atë me nr. 32 për një shtesë fondi, me vlerë 250 milionë lekë të vjetra, me qëllim vijimin e financimit të aktiviteteve mbështetëse, në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”.
Për agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, plot 197 milionë lekë të vjetra të cilat ndaheshin:
150 milionë lekë për për fushatën promovuese të informimit publik për median audiovizive, mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv ose rrjetet sociale.
47 milionë lekë për realizimin e materialeve promocionale.
Në pikën 2 të këtij vendimi Instat-it I jepen 53 milionë lekë për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve
Nga buxheti total prej 650 milionë lekë, të të dyja vendimeve , 231 milionë lekë janë prokuruar për zarfa dhe fletë për Postën Shqiptare dhe 37 milionë lekë për materiale promocionale adesive dhe banera pra 268 milionë lekë ose 41% e fondit total janë prokuruar për objektet e mësipërme, të cilat janë stenda, bluza polo t-shirt, kapele me logo, adesive dhe printime formularesh dhe fletë informuese.
Ndërsa si si është përdorur pjesa tjetër e fondit për mediat ky informacion mungon, pasi deri tani në thesar nuk del asnjë transaksion.
I gjithë fondi I përdorur për projektin e këshillimit kombëtar është marrë nga fondi rezervë i vitit 2021 dhe vitit 2022.
Ndërsa të dy tenderat e zhvilluar për këtë projekt janë me nga një operator të vetëm në garë pra pa garë.
Tenderi i Agjencisë për Dialog dhe Bashkqeverisje është fituar nga një shoqëri e cila në pasqyrat në KQZ të PS del që kjo shoqëri ka menaxhuar fushatën e saj në 2015 dhe 2021.
Në përfundim të procesit 4 mujor sipas rezultareve të publikuara nga Kryeministri, 563,195 qytetarë kanë plotësuar formularin dhe 9,447 pyetësorë kanë rezultuar të pavlefshëm, ndërkohë që në 2013 PS ka fituar 993.904 vota dhe në 2021 ka fituar 768.134 vota.
Numri i përgjigjeve për projektin e këshillimit kombëtar nuk rezulton të jetë as sa votuesit e Partisë Socialiste.
Dhe në fund qershia mbi tortë e këtij projekti që kushtoi 650 milionë lëkë të vjetra ishin pyetjet që shmangin problemet reale, duke adresuar pyetje që nuk kanë asnjë interes publik. Në pyetsor ishin tezat e përdorura prej vitesh nga kryeministri Rama, si :
Legalizimi kanabisit për arsye mjekësore, amnistia fiskale apo Open Balkan.



