Zjarri në pallatin 10 katësh, Mema: Investitori të mbajë përgjegësinë, duhet të forcojmë institucionet shtetërore (VIDEO)

Zjarri në pallatin 10 katësh, Mema: Investitori të mbajë përgjegësinë, duhet të forcojmë institucionet shtetërore (VIDEO)

Një zjarr, shkaku i të cilit nuk dihet ende zyrtarisht, por nga të dhënat e para dyshohet për shkëndije elektrike përfshiu dje një pallat 10 katësh në Tiranë. Lidhur me këtë, inxhinieria Dëshira Mema në studion e MVN Live u shpreh se Inxhinieri dhe investitori duhet të mbajnë përgjegjësinë.

Ajo tha se kjo ndodh sepse certifikohet një model ndryshe nga ai që ëhstë në letër. Sipas saj, për të shmangur të tilla fatkeqësi duhet montuar një sistem dedektimi zjarri dhe të forcojmë institucionet shtetërore.

Sistemi i mbrojtjes nga zjarri ëhstë kompleks dhe jo vetëm që fillon nga certifikimi, por përfshin një grup të madh inxhinierësh dhe specialistësh. Janë një numër i madh specialistësh që marrin pjesë në ndërtim dhe duke qenë se stafi profesionist ëhstë përgjegjës dhe për ndërtimin të njëtën përgjegjësi do të mbajë dhe investitori dhe ajo që dushet të garantojë ëshët siguria nga zjarri, tërmeti, përmbytjet. Këtë duhet të bëjë një inxhinier i mirë dhe një investitor i mirë, në mënrë që të justifikojë punën e bërë. Ndërsa këtu tek ne ka ndodhur ajo që çmimi i banesës vendoset nga lokacioni. Duhet të bëhet një projekt i mirë, zbatohet ndryshe nga ai që është bërë në letër dhe çuditërisht çertifikohet një model i ndryshuar nga ai që është në letër dhe del dicka tjetër.  Në vend që të bëhen ndryshimet në përmirësim, këtu tek ne ndodh që bëhen ndryshime për keq.

Më tej ajo shtoi se mbrojtja nga zjarri fillon nga ana konstruktivëve, dmth kur zjarri bie në këtë objekt duhet që e gjithë zona përreth të ketë aftësi për ta lokalizuar zjarrin, ku sipas saj për këtë janë elementët konstruktivë që e bëjën këtë.

Në këtë pallat zjarri ka pasur elemnetë që e kanë ndiihmuar për tu përhapur. Në standardet europiane e kanë dhe nëpër apartamente, pra dhe në apartamente është standard të kesh dedektimin e zjarrit jo më në ambjente të përbashkëta. Edhe fakti që zjarri ndodh duhet parë dhe arsyeja nga vjen, sepse fatkeqësi e quaj kur bie një rrufe, ndërsa kur përdoret shprehja një ‘shkëndijë elektrike’ kjo nuk duhet pranuar sepse nuk ekziston një qark elektrik i pambrojtur. Kemi inxhinier elektrik që vënë firma duke kopjuar ndodnjë projekt. Problemet po ti shohësh këto gjëra janë të shumta, por këtë e stabilizon shteti, dhe kjo duhet bërë të forcjmë shtetin, sepse nuk mund të koalodosh një objekt jashtë shtetit po nuk kontrollove çdo objekt ndërtimi që ke, ndërsa këtu te ne zbatohen sipas mendjes së investitorit dhe koalodiohen nga individë të papërgjegjshëm.

Mema tha se ky pallat përfaqëson standardin e një pallati që mund ta gjesh në të gjithë Tiranën dhe se aprovimi, leja, kontrolli disiplinimi i këtij pallati duhet të vërë në alarm të gjithë ndërtuesit dhe jo vetëm.

Ne isntitucionet përkatëse duhet ta bëjmë shembull këtë pallat për të bërë një analizë të detajuar që nga leja, zbatimi dhe deri në fund si dhe të gjithë aktorët e këtij pallati duhet të kalojnë në filtër. Duhet bërë analizë e detajuar në mënyrë që të dalin të gjitha të metat që ka pasur ky pallat dhe në bazë të informacioneve që do mblidhen të vendosen rregulla të tjera plotësuese. Si ky pallat janë të shumtë pallatet në Tiranë dhe ai është për tu bërë shembull që të dalin në pah problemet dhe të evidentohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy