
Ndonjëherë mirësjellja kushton shumë shtrenjtë. Në Gjermani, një burrë ka vjedhur një Ferrari me vlerë dy milionë euro, vetëm duke i kërkuar shitësit që të provonte veturën.
Pseudoklienti, shkoi te një shitës makinash dhe i kërkoi që të provonte një Ferrari që i përkiste pilotit Eddie Irvine, një makinë shumë e rrallë jashtë serisë, 288 GTO. Shitësi e ndihmoi të ngjitej në makinë dhe e çoi në autostradë për t’i “dëgjuar” motorin. Kur klienti i kërkoi ta provonte vetë, shitësi i liroi vendin dhe sapo zbriti makina u zhduk menjëherë. Policia gjermane nuk arrin ta gjejë makinën, pavarësisht se është një automjet që sigurisht nuk kalon pa u vënë re. /Sipas ANSA/



