18 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jug-perëndimore të Japonisë për shkak të motit të keq, ndërkohë rezultojnë dhjetëra të zhdukur.
Autoritetet kanë evakuuar 20 mijë persona dhe bëjnë me dije se 2 lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur 11 provinca.
Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e 10 000 trupave në rajon pasi shërbimet e emergjencës nuk po i bëjnë dot ballë situatës.



