
Një sulmi i ushtrisë së SHBA-së ndaj forcave pro-qeveritare të Sirisë ka vrarë mbi 100 luftëtar gjatë së mërkurës.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se këto sulme ajrore kundër forcave pro-qeveritare të Sirisë ishte "një sulmi i paprovokuar" kundër luftëtarëve aleatë kurdë dhe arabë.
Ata dyshohet se kanë bërë përpjekje të marrin territorin në lindje të Lumit Eufrat, kontrollin e të cilit e kanë marrë më herët luftëtarët kurdë nga militantët e Shtetit Islamik.
Media shtetërore e Sirisë ka thënë se "agresioni amerikan" ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë ose të plagosur.
"Në mbrojtje të koalicionit dhe forcave partnere, koalicioni kreu sulme kundër forcave sulmuese për të zmbrapsur aktin e agresionit", thuhet në deklaratën e koalicionit shumëkombësh në Siri, të udhëhequr nga SHBA-ja.
Lugina pranë Lumit Eufrat shërben si vijë joformale e demarkacionit - në lindje janë forcat kurde, ndërsa në perëndim forcat qeveritare të Sirisë.
Por edhe forcat qeveritare nuk kanë ndenjur duar kryq, pasi avionët luftarakë qeveritarë bombarduan qytete në rajonin e mbajtur nga rebelët që ndodhen pranë kryeqytetit Damask për të katërtën ditë, raporton BBC.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, thanë se të paktën 36 civilë u vranë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 185 që nga e hëna.



