Mediat vendase, në Maqedoninë e Veriut, kanë publikuar për herë të parë momentet e tmerrit kur klubi Pulse u përfshi nga flakët.
Në pamjet e shpërndara duket teksa grupi muzikor po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.
"Dilni jashtë! Dilni jashtë, do të kthehemi prap, por dilni!", dëgjohet teksa thotë këngëari Panço, anëtar i grupit DNK, për publikun, pasi janë shfaqur flakët e para të zjarrit në klubin e natës.
Si pasojë e zjarrit, humbën jetën më shumë se 50 persona dhe mbi 100 të rinj janë raportuar të plagosur.
Sipas informacionit nga mediat lokale, koncerti ishte i pranishëm nga rreth 1500 njerëz.



