
Në bankën e gjakut në Lushnjë nuk ka mungesë flakonësh, ndërsa shumica prej tyre sigurohet nga familjarët e të prekurve. Gjatë kohëve të fundit, në këtë institucion është ulur numri i pacientëve që kërkojnë shërbim, ndërsa problem mbetet dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare.



