Tomorri: Gjoba për ‘Gega Oil”’ është një ‘nonsense’, në aspektin e konkurrencës, bashkimi me ‘Genklaudis’ nuk ndryshon asgjë
Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se është një nonsense gjoba për kompaninë “Gega Oil” për arsyen se Autoriteti i Konkurrencës nuk u njoftua për bashkimin me “Genklaudis SHBA” të cilët i përkasin të njëjtit pronar.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Tomorri tha se mungon një analizë serioze se si formohet çmimi i karburanteve në Shqipëri.
“Nuk është e madhe se janë 50 mijë dollarë që në tregun e karburanteve janë hiçgjë. Së dyti më duket një ‘nonsense’, megjithëse është në ligj, më duket 'nonsens' fakti që kur bashkohen 2 kompani të kenë detyrimin për të kërkuar miratimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në aspektin e konkurrencës nuk ndryshon asgjë nëse është një kompani apo dy kompani përsakohë nëse pronari është i njëjtë. Në një pronar ka dy kompani që të dyja bashkë zotërojnë 70% të tregut nuk ka ndryshim nëse janë dy apo nëse ka një pronar që zë 70% të tregut, por ka një ligj.
Ka një argument që thuhet që duhet ai nen në ligj për shkak se është barrierë për krijimin e superstrukturave të mëdha financiare të cilat mund të fuqizohen shumë dhe mund të kthehen problem për kapjen e tregjeve, por mendoj që nëse pronari është i njëjti nuk ndryshon asgjë nëse është një apo dy nëse zotërohet nga një pronar.
Unë thashë që në aspektin e konkurrencës nuk ka ndryshim nëse një pronar që ka dy kompani që kanë 70% të tregut apo një kompani që ka 70 % sa kohë është i njëjti pronar që merr vendimet. Është 'nonsense' ajo gjobë.
Autoriteti i onkurrencës duhet të gjykojë a ka lojtarë të mëdhenj që kanë pozitë dominuese në treg dhe pasi nëse i jep përgjigje cila është sjellja e këtyre lojtareve, a abuzojnë ata për t’i ngarkuar qytetarëve kosto më të larta. Këto janë analizat që bën Autoriteti i Konkurrencës. Pasi shtjellon këtë nëse nuk ka kompani me pozitë dominuese, por kemi 3-4, këto kompani a kanë marrëveshje për të fiksuar çmimin për t’i ngarkuar kosto qytetarëve?
Nuk mund të them që ka fiksim çmimesh se do ishte spekulative, por ky është konkluzion që del pas një analize nga institucionet pasi ata kanë të dhënat që vijnë nga dogat dhe si formohet çmimi dhe ata mund të shohim ku ka deformim, ku ka sjellje që nuk është në përputhje me konkurrencës.
Nuk kemi asnjë analizë shteruese që të shohim si formohet çmimi karburanteve në Shqipëri. Edhe pse AK e ka vënë disa herë në hetim tregun e karburanteve dhe në fund nuk gjen asgjë”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.