Fusha magnetike e Tokës, e cila e mbron atë nga rrezet shkatërruese të Diellit, mund të ndryshojë drejtim 10 herë më shpejt nga sa mendohej më parë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga studiues britanikë dhe amerikanë.
Studimi i referohet hekurit të lëngshëm që qarkullon pothuajse 2 000 milje nën sipërfaqen e Tokës dhe mënyrës si ndikon ai në lëvizjen e fushës gjeomagnetike të Tokës.
Bërthama e jashtme e shkrirë e Tokës krijon rryma elektrike që ngarkojnë fushën magnetike të planetit.
Fusha magnetike është thelbësore për jetën në Tokë, si sistemet e navigimit, por gjithashtu mbron planetin nga rrezatimi që vjen nga hapësira.
Studimi i botuar në “Nature Communications” analizon atë njohuritë tona të paplota mbi fushën magnetike dhe tregon se ndryshimet në drejtimin e fushës magnetike mund të jenë deri në 10 herë më të shpejta se sa maksimumi i regjistruar ndonjëherë.
Studimi zbuloi një ndryshim të madh në drejtimin e fushës magnetike rreth 39 0000 vjet më parë. Ndryshimi, me 2.5 gradë në vit, ishte shumë më i shpejtë sesa vlerësimet e mëparshme.
Ndryshimi u parapri nga ekskursioni global Laschamp, një përmbysje e shkurtër e fushës magnetike të Tokës afro 41 000 vjet më parë.
Kanë qenë disa rastet në histori kur polet magnetike të Tokës janë zhvendosur, dhe ne e dimë këtë për shkak të përbërjes magnetike të disa shkëmbinjve antikë që tregojnë metale me polarizime të ndryshme.
Në përgjithësi, ne nuk dimë shumë për efektet e një ndryshimi të tillë, përveç që pasi të përfundojë, gjilpëra në busull do të na tregojë se veriu është në jug dhe se jugu është në veri.
Kjo është e rëndësishme pasi ndryshimet e tilla të shpejta shoqërohen me një dobësim lokal të fushës magnetike, që do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj elementeve radioaktivë nga hapësira.
Sidoqoftë, në përgjithësi, gjatë shekullit të kaluar, fusha magnetike e Tokës ka parë një ulje të forcës prej 10 për qind, me dobësi të veçantë që vërehet mbi Oqeanin Atlantik midis Afrikës dhe Amerikës së Jugut.
E njohur si anomalia e Atlantikut të Jugut, zona është kthyer në një hotspot për shkak të vështirësive teknike për satelitët që rrotullohen rreth Tokës, ndërsa një pjesë e shkencëtarëve propozojnë që dobësia është një shenjë e një përmbysjeje të afërt gjeomagnetike.
Në çdo rast, të kuptosh fushën magnetike të Tokës është tepër komplekse.
Siç thotë Dr. Chris Davies, profesor i asociuar në Leeds, "Ne kemi njohuri shumë të paplota të fushës sonë magnetike para 400 vjetësh. Meqenëse këto ndryshime të shpejta paraqesin disa nga sjelljet më ekstreme të bërthamës së lëngshme, ato mund të japin informacione të rëndësishme në lidhje me sjelljen e brendësisë së thellë të Tokës".



