“Na vjen keq, Mbreti Charles është shumë i zënë”. Ky është komunikimi që ish-princi Harry mori të hënën nga pallati mbretëror, Buckingham Palace.
Djali i mbretit, i cili mbërriti në Londër për një çështje gjyqësore kundër Daily Mail, duket se ka kërkuar një takim sqarues me babanë e tij, por mori një refuzim në fytyrë.
Duket se Harry kishte shumë gjëra për të thënë me të atin teksa po afrohet 6 maji, data e kurorëzimit solemn të mbretit Charles III.
Por edhe nëse je biri i mbretit, nuk mund të bësh një takim të tillë, aty për aty, dhe në fakt Harry është përballur me refuzim.
Arsyeja zyrtare? Mbreti po punonte nga shtëpia e tij në Gloucestershire, Highgrove dhe do të nisej për një vizitë shtetërore tre-ditore në Gjermani më 28 mars.
Pra, ishte shumë i zënë për të takuar djalin, siç raportojnë tabloidët britanikë.
Asnjë takim as me vëllain e tij William që po udhëton me gruan e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre për festat e Pashkëve. Kësisoj duket Harry po ndihet gjithnjë e më i izoluar.
Në fillim të këtij viti, Daily Mail zbuloi se si Charles dhe William ishin prekur dhe zemëruar thellësisht nga sulmet e përsëritura të Harry-t ndaj familjes së tij, veçanërisht në kujtimet e tij të diskutueshme në autobiografinë “Spare”.
Me pak fjalë, që kur mbretëresha Elizabeth vdiq, nuk ka pasur më takime të ngushta me familjen. Dhe, megjithëse dukët e Sussex morën një ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit në muajin maj, çifti nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani.
Ndërkohë stafi i pallatit, po vazhdon të planifikojë ngjarjen dhe po mendon ardhjen e tyre pasi ngjarja historike është më pak se gjashtë javë larg.



