“Territorialja”, Zeqaj: Do shkojmë në zgjedhje me 61 njësi, opozita e papërgatitur për ndarje të re (VIDEO)

“Territorialja”, Zeqaj: Do shkojmë në zgjedhje me 61 njësi, opozita e papërgatitur për ndarje të re (VIDEO)

Deputeti socialist Baftjar Zeqaj, njëherësh anëtar i komisionit për reformën territoriale, thotë se mazhoranca është më e strukturuar dhe më e angazhuar në kuadër të afrimit të zgjedhjeve vendore, pasi shtoi se opozita i ka lejuar që të drejtojë pothuajse të gjithë njësitë vendore.

Nga studio e MCN Live, Zeqaj deklaroi se opozita mendoi që të reformohet edhe njëherë pushteti vendor, por se jo të gjitha gjërat u ndryshuan në komisionin që punoi prej katër muajsh, pasi tha se ka shumë sugjerime por pozita mendon se ndryshimi i numrit të njësive vendore nuk do sjellë ndryshime të rëndësishme.

Besoj se do të vazhdojnë me 61 njësi vendore edhe në zgjedhjet e ardhshme, por do të pasurohet procesi i decentralizimit me akte të tjera.

Është projekt dhe nuk do të ndalohet pse janë zgjedhjet. Është proces i vazhdueshëm. Rreth viteve 2014-2015 kur u përmbyll drafti i kësaj reforme, kanë qenë 5 variante dhe asnjë nuk ka qenë me 90 njësi.

Opozita që ka qenë e papërgatitur realisht në këtë komision, njëherë propozoi 80, pastaj 90 dhe në fund ka thënë 94. Ne nuk kemi pasur një draft në tavolinë pas 8 vitesh, opozita duhet të ishte përgatitur.

Çdo lloj copëtimi që do i bëhet Shqipërisë do krijojë buxhete të vogla dhe njësi vendore të papërfillshme që nuk i shërbejnë qytetarit dhe lagjeve, nuk ka zgjidhje.

Kur ka bashki të mëdha dhe buxhete të mëdha, bëhen zgjidhje shumë dinjitoze. Çdo rritje që i bëhet numrit të njësive vendore është në dëm të komunitetit dhe jo në të mirë të tyre.

Mund të jesh më afër qytetarit ti kryetari i bashkisë, por ti nuk jep zgjidhje pas kësaj. Po marr një shembull, u tha që Shpiragu të bëhet njësi më vete vendore.

Por në thelb është një mal, nuk është se do iu shërbesh drejtpërdrejtë njerëzve. Administrata do të ketë shpenzimet e veta, kur numri i bizneseve nuk është se ndryshon, është një zonë e varfër, nuk është se kanë argumente.

Fierin përpara disa vitesh e ka fituar edhe PD, siç ka fituar Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin, mbase kohët e fundit janë rozë, të PS, por kjo nuk do të thotë që kjo ndarje, ky strukturim është në favor të PS.

Le të bëhet një rindarje që të jetë sadopak dhe në favorin tonë, kështu e kuptoj opozitën.

Për Tiranën, pozita dhe opozita në komision, nuk ka pasur ndonjë sugjerim konkret se është bashkia që performon më mirë, ka më shumë të ardhura, shërbime dhe investime. Tirana pak a shumë është e pranueshme dhe për pozitën dhe për opozitën.

Sipas tij, sot nuk performojnë mirë rreth 20 njësi vendore, ndërsa nënvizoi se njësitë vendore do të zvogëlohen arsyeshëm.

Zeqaj shtoi se për ndryshimin e njësive vendore duhet të merren teknicienë, duke respektuar kriteret bazë, mes tyre ai ekonomik, për të konkluduar nëse një njësi e menaxhon dot veten.

Ai tha se në këto zgjedhje nuk mund të ketë ndryshime të njësive, duke vazhduar me 61 njësi, pasi nuk ka më kohë.

Zeqaj shtoi se nuk mund të merren kthesa kaq të fuqishme, në këto ditë që Presidenti dekreton ditën e zgjedhjeve.

61 njësi është një hap shumë i rëndësishëm, nuk jam dakord që 5 deputetë vendosin fatet e Shqipërisë, pro në kushtet kur ishim u mor ku vendim pozitiv.

Për katërvjeçarin që vjen, le të ngelet në duart e ekspertëve caktimi i numrit të njësive. Gjithë performanca e njësive vendore le të përcaktohet nga ekspertë, edhe se si ecën një njësi vendore.

Sot ka ekspertë pa fund Shqipëria që të përcaktojë më mirë në 4-vjeçarin e ardhshëm. Pamja nuk do të jetë vetëm rozë, patjetër do të ketë edhe përfaqësues nga e djathta.

Procesi i decentralizimit është pafund. Ka shumë formula që këtë shërbim apo një tjetër e mban qeveria, apo bashkia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy