
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore.
Por gjatë orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten në Juglindje të vendit.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanike dhe Europa Perëndimore mbeten nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do te jen prezente.
Ndërsa Rajoni i Ballkanit dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira te shpeshta dhe reshje shiu.
Gjithashtu në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve te shiut do të jetë Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav.



