Video / ‘Despacito’ në majat e muzikës botërore

Video / ‘Despacito’ në majat e muzikës botërore

Kënga Despacito është ndër këngët më të njohura në të gjithë botën, edhe pse është në gjuhën spanjolle.

Vetëm nëntë këngë nga gjuhë të tjera kanë arritur të kenë sukses edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Britani si: Gangam Style apo The Ketchup Song.

Këngëtari Luis Fonsi ka treguar për BBC se si Despacito është bërë një këngë globale.

“Si ndihesh të kesh këngën më të dëgjuar në botë për momentin. Është qesharake se e them këtë, e dëgjoj por akoma nuk arrij ta kuptoj si.”

Në rrjetin Youtube, kënga ka thyer rekord duke u klikuar më shumë se 1.8 miliard herë. Një ndër yjet e popit, Justin Bieber bëri versionin remix të kësaj këngë me tekst anglisht, gjë që solli shumë klikime nga amerikanët.

“Që kur Bieber bëri remix-in, Despacito u ngjit në top10 e këngëve më të dëgjuara dhe pas tre javësh arriti vendin e parë,” – tha Chris Molanphy, kritikues i muzikës.

Ky është projekti muzikor më i madh i prodhuar nga latinët që kryesoi në muzikën botërore ‘Macarena’ në 1996.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy