
Avokati Saimir Kumrija tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se protestat që po zhvillohen në Londër janë kundër azilkërkueseve të akomoduar në hotele dhe jo ndaj emigrantëve në tërësi.
Duke vijuar Kumrija tha se qytetarët e Britanisë mendojnë se azilkërkuesit e akomoduar në hotele për shumë vite po rrisin kostot ndërkohë që ata vetë po përballen me vështirësi ekonomike.
Sipas avokatit, shqiptarët nuk preken veçanërisht nga këto protesta.
Protesta nuk është ndaj emigrantëve në tërësi, por ndaj azilkërkuesve, dhe sidomos ndaj numrit të lartë të tyre. Janë dyndur sidomos në 3 vitet e fundit dhe numri i lartë që ka bërë që qeveria të mos ketë pasur mundësia të bëjë alokimin e tyre në shtëpitë e dakordësuara në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe, por ka qenë e detyruar të bëjë kontratat të reja me hotelet dhe t’i japin një zgjedhje të shpejtë problemit. Zgjidhja e shpejtë nuk është zgjidhja definiteve. Dërgimi në hotele ka bërë rritje të kostos së menaxhimi të azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar dhe pikërisht kjo ka bërë rritjen e ndjenjës së urrejtjes ndaj azilkërkuesve që kanë akomodime në hotele shpesh 3-4 vjet dhe komuniteti lokal ndodhet i indinjuar, përballë një situate ku kanë vështirësi ekonomike për të përballuar jetesën e përditshme, ndërkohë azilantët kanë akomodime në hotele me 3 dhe 4 yje.
Protesta nuk prek në vetvete shqiptarët, ose nacionalitete specifike, por të gjithë azilkërkuesit. Edhe azilkërkuest shqiptarë që janë të akomoduar në hotele specifike patjetër që dhe ata preken nga ndryshimet. Në flasim për 32-33 mijë azilantë të akomoduar në hotelet e përcaktuara nga qeveria. Numri është relavisht i ulët në krahasim me shtatorin e 2023.
Sipas avokatit Kumrija, protestat nuk mund të interpretohet si tubime kundër fesë myslimane.
Protesta kundër azilkërkuevse të akomoduar në hotele, pjesa më e madhe janë besimtarë të fesë myslimane, mund të interpretohet si protestë kundër fesë në vetvete, por nuk është e tillë.



