Rrethimi i GJKKO/ Berisha: Grusht shteti! Rama dhe Veliaj do ndëshkohen për këtë akt

Rrethimi i GJKKO/ Berisha: Grusht shteti! Rama dhe Veliaj do ndëshkohen për këtë akt

Kreu i PD Sali Berisha tha se rrethimi i GJKKO ishte një grusht shteti për të cilin do të ndëshkohen kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në fjalën e mbajtur para simpatizantëve të tij, Berisha tha që Tirana u rikthye në skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe pati viktima. 

Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj.

Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra. Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar. Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës.

Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit. Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër”.

Po ashtu Berisha dha një mesazh edhe për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke u shprehur se politika e Sorosit dështoi në SHBA dhe të njëjtën fat do ketë edhe në Shqipëri. 

Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja!”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy