HIV/AIDS, 1 në 10 persona në BE është pozitiv dhe nuk e di

HIV/AIDS, 1 në 10 persona në BE është pozitiv dhe nuk e di

Një në 10 qytetarë europianë është HIV pozitiv dhe nuk e di dhe kjo çon në përhapjen e vazhdueshme të HIV/AIDS.

Ky është alarmi i ngritur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) duke komentuar të dhënat e raportit të publikuar së bashku me OBSH-në Evropë në kuadër të Ditës Botërore të SIDA-s, më 1 dhjetor.

"Më shumë se një në 10 persona që jetojnë me HIV në Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane janë ende të pavetëdijshëm për statusin e tyre, gjë që kontribuon në diagnozat e vona që po shohim, rezultate më të dobëta në trajtim dhe përhapje të vazhdueshme të HIV-it”, shprehet drejtori i ECDC Andrea Ammon.

Rritja e diagnozave të HIV e regjistruar vitin e kaluar, e barabartë me +4.2% në rajonin evropian, është provë se po shkojmë në drejtimin e duhur, thekson Ammon.

Në vitin 2022, 110.486 diagnoza HIV u regjistruan në rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga të cilat 22.995 në Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane, gjë që e çoi numrin total të njerëzve që dihet se ishin pozitivë për virusin HIV në mbi 2.4 milionë.

Përmirësimi i aksesit në testim ka rezultuar në një rritje të diagnozave të HIV-it prej +4.2%, ku 37 nga 49 vende raportojnë numra në rritje dhe disa vende raportojnë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë në një vit të vetëm, del nga raporti i publikuar nga OBSH Europe dhe ECDC.

Ndër faktorët që kontribuan në rritjen e diagnozave të HIV-it në vitin 2022, OBSH Europe dhe ECDC përmendin rifillimin e aktiviteteve normale të testimit pas pandemisë Covid-19, shërbimet e zgjeruara dhe të synuara të testimit dhe zbatimin e strategjive të reja të testeve.

Megjithatë, ndonëse është bërë progres në luftën kundër HIV në rajonin europian, për autoritetet shëndetësore, sfida të rëndësishme mbeten në identifikimin dhe trajtimin e rasteve, si dhe në parandalimin e infeksionit në radhë të parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy