Zgjedhja e Donald Trump në krye të fuqisë së parë në botë, shtyllë historike e NATO-s nxit shqetësimin e Evropës, në momentin kur Aleanca Atlantike po forcon kapacitetet e saj ushtarake në mënyrë të paprecedentë prej fundit të Luftës së Ftohtë përballë Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Gjatë fushatës elektorale, deklaratat e kandidatit republikan lanë të kuptohej se vijimi i angazhimit amerikan në NATO do të bëhej i kushtëzuar, duke nxitur reagimin e Aleancës.
Për të mbështetur fqinjët e Rusisë, veçanërisht të shqetësuar nga qëndrimi i cilësuar kërcënues i Moskës prej konfliktit ukrainas, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden mbajti të njëjtin qëndrim me këto vende në këtë çështje delikate.
“Mos dëgjoni këtë model, ai nuk di se ç’thotë. Amerika nuk do të rezervohet kurrë ndaj detyrës për të mbrojtur aleatët e saj”, u shpreh ai.



