Nuk ka mungesë të momenteve të tmerrshme!
Përtej ekranit dokumentari prodhuar nga New York Times “Framing Britney Spears” analizon karrierën e yllit të muzikës pop dhe kujdestarinë e diskutueshme ligjore.
Britney ishte vetëm 10 vjeç kur bëri një interpretim mbresëlënës të Judds 'Love Can Build a Bridge on Star Search” dhe që pas asaj performance kamerat u vunë në ndjekje të saj.
Në kulmin e famës së hershme në një konferencë për shtyp një ndër pyetjet që iu drejtua asaj ishte nëse ishte e virgjër dhe butësisht ajo u përgjigj, po, ndërkohë që falenderoi intervistuesin për pyetjen.
Ajo u bë shënjestra e paparacëve dhe u fotografua në vende të ndryshme duke prodhur skupe për tabloidë të ndrshyshëm e shpesh duke u bërë meme dhe në 2007-ën nisi të shfaqë çrregullime mendore pikërisht për shkak të kamerave të lartpërmendura.
Por pjesa më e rëndësishme e dokumentarit i kushtohet konceptit ligjor, një kujdestarie të caktuar nga gjykata, e cila jepet zakonisht për njerëz të moshuar ose të pafuqishëm e delikatë që iu vendos babait të këngëtares Jamie Spears, një figurë kryesisht e munguar në jetën e saj dhe që shqetësohej vetëm për paratë.
Në vitin 2008 ylli i pop-it u mbajt në mënyrë të pavullnetshme në në psikiatri, ngjarje e cila është e dokumentuar nga paparacët në atë kohë.
Spears tashmë është duke jetuar një kapitull të çuditshëm në jetën e saj, nën përgjegjësinë ligjore të të atit dhe ka të drejta të kufizuara nga gjykata. Ajo nuk është në kontroll të pasurisë që ndërtoi gjatë kohës që performonte. 39-vjeçarja dhe një numër i madh i fansave të saj të irrituar me situatën, po shtrojnë pyetje në lidhje me të drejtat dhe liritë e saj ligjore duke nxitur edhe lëvizjen #FreeBritney.
*Marrë nga The Guardian



