Dëshmitë kontradiktore në polici e gjykatë/ Fëmijët e Pëllumb Metës të ftohtë dhe të qeshur, pistat nga fejesa tek pronat

Dëshmitë kontradiktore në polici e gjykatë/ Fëmijët e Pëllumb Metës të ftohtë dhe të qeshur, pistat nga fejesa tek pronat

Fejesa pa dëshirë dhe konfliktet për pronat janë dy prej pistave që policia i ka ende të hapura për krimin makabër në Durrës. Tre fëmijët e familjes Meta janë arrestuar ndërsa në gjendje të lirë po hetohet gruaja e Pëllumb Metës, Blerina.

Çfarë dëshmuan anëtarët e familjes Meta duke nisur nga Hygerta, Hyseni, Amarildo dhe nëna e tyre Blerina?

Emisioni FactCheck zbardh deklarimet e tyre.

Dëshmia e Hygerta Metës:

Nuk janë të vërteta të gjitha deklarimet që kam dhënë, vrasjen e babait e kam kryer unë me vëllain e madh Hysenin. Kishim kohë që kishim probleme me babanë, na fyente dhe na bullizonte, më pas menduam ta vrisnim atë. Ditën e shtunë datë 10.2.2024 rreth orës 15 kur babai erdhi në banesë filloi të konfliktohej me Hysenin. Pas debatit babai u shtri në një divan që kemi tek kuzhina, Hyseni ka marrë armën një pistoletë TT të cilën në banesë e kishte sjellë babi, me armën në dorë hyri në kuzhinë dhe ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve në banesë nuk ka qenë as vëllai im i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Pas krimit Hyseni dol nga banesa duke lënë kufomën aty dhe unë vijova me sistemimin e kufomës, e lidha me lidhëse tek duart dhe tek këmbët e fashova dhe e mbulova me një çarçaf të zi. Gjeta katër gëzhojat i lashë sipër tavolinës dhe kufomën e mbështolla me plastmasë të zi dhe e lashë mbi divan, teksa kam mbështjell kufomën kam harruar brenda dhe një palë gërshërë. Për krimin e mësoi edhe mamaja e cila mbeti e tronditur nga çfarë kishim bërë e po ashtu edhe vëllai i vogël kur erdhën në shtëpi. Në mbrëmje dy vëllezërit e mi janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës si dhe armës dhe gëzhojave. Vëllezërit u morën edhe me largimin e makinës. Të nesërmen tek kasollja pashë që ishte lëvizur dheu dhe aty mësova se ishte varrosur kufoma. Vendit tek kasollja i hodha sipër pllaka betoni dhe kashtë që nëse vinte policia për kontroll të mos e dallonte. Dy ditë më pas vëllai bëri denoncim në polici dhe biseduan me njëri tjetrin që nëse zbulohemi do e merrja unë përsipër krimin. Mami pastaj pastroi dhomën dhe divanin ku u vra babai dhe divanin e ngjitëm në katin e dytë të shtëpisë.”

 

Dëshmia e Hysen Metës:

“Me babin kisha konflikte të shumta pasi ai më fyente dhe për faktin se në këtë periudhë unë isha i papunë. Herë pas herë ai fyente edhe motrën edhe mamin. Ditën e shtunë pasdite kur ishin në banesë të dy më datë 10.2.2024, jemi konfliktuar të dy tek kuzhina. Dola mora armën TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël, e qëllova më pas këtë herë për ta vrarë. Pasi e vrava e mbështollëm me një plastmasë dhe e futëm në një gropë tek kasollja e bagëtive. Rreth orës 04 të mëngjesit së bashku me vëllain tim Amarildon lëvizëm makinën për të krijuar alibinë se babai ishte larguar nga shtëpia. Amarildo morri makinën e babit Citroen-in duke lëvizur në drejtim të sektorit Rinia për ta lënë atje makinën, ndërsa unë një makinë Audi A8 ngjyrë të zezë që ia mora shtetasit Sajmon Bajramaj. Ndoqa nga pas Amarildon dhe pasi lamë makinën e babit atje u kthyem të dy në shtëpi me makinën që drejtoja unë. Pistoletën e kam fshehur tek vaskat e kënetës që ndodhet përballë shtëpisë tonë.”

 

Dëshmia e Amarildo Metës:

Unë s’kam qenë në dijeni fare, kam qenë në punë. Nuk kam vënë re gjë, nuk kam parë asnjë veprim. E dija për konfliktet, por me babin flisja rrallë. E dija që donte ta fejonte motrën, se me tha vetë motra. Kur fola me babin, bëri sikur s’ më dëgjoi.”

Dëshmia e Blerina Metës:

Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike. Ka 26 vite që dhuna nuk ndahet në familjen time, duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi. Nga data 10 unë e dija burrin të humbur. Plani është bërë nga fëmijët dhe unë nuk kisha dijeni, deri ditën që vajza më tha të mos e kërkojnë më babin, pasi ajo e ka vrarë.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy