Njëra nga pistat që po ndjek grupi i hetimit për vjedhjen e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare tek Ish-Blloku, në kryeqytet, është bashkëpunimi i grabitësve me punonjës të brendshëm.
Sipas burimeve të policisë, alarmi ka rënë dy herë, por nuk është zbuluar asgjë nga stafi i bankës dhe policia private.



