Pas thirrjeve të Bashës për thyerje xhamash dhe shpim gomash, policia "blindon" Kryeministrinë (FOTO)

Pas thirrjeve të Bashës për thyerje xhamash dhe shpim gomash, policia "blindon" Kryeministrinë (FOTO)

Rreth 4 furgonë të FNSH-së kanë mbërritur tek Kryeministria, duke “blinduar” zyrën e kreut të qeverisë Edi Rama. Ky shtim i masave të sigurisë vjen pas thirjeve të kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeopozitari ka rritur ndjeshëm tonet në ditën e shtatë të protestës përpara kryeministrisë duke thënë se se kushdo që prek qytetarët situata do tensionohet dhe do të ketë thyerje xhamash dhe shpim gomash. Si pasojë e kësaj deklarate të bërë nga kreu i Partisë Demokratike janë shtuar masat e sigurisë përpara Kryeministrisë.

Këto masa shtesë janë marrë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Megjithatë, deri më tani nuk raportohen raste dhune pavarësisht deklaratave të kreut të PD-së

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy